Një ditë pas marrëveshjes me Serbinë, sulmohet Albin Kurti. Një grup qytetarësh e qëllojnë me…qershi!

Nov 24, 2022 | 19:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar pasditen e sotme në mënyrë simbolike me qershi.

albin-750x430

Sulmi ka ardhur pas marrëveshjes së një dite më parë për targat e cila është cilësuar e dëmshme për Kosovën.

Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Nën masa të sigurisë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, do ta prezantojë buxhetin 2023.

Pas sulmit ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, bashkë me mbrojtjen e afërt të kryeministrit Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura