Një ditë pas debateve në Këshillin e PD-së, Basha del me një ftesë: Çdo demokrat…

Apr 21, 2018 | 12:27
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pyetur sot nga media për zhvillimet më të fundit në Këshillin e PD-së, në të cilën mes të tjerash u rrëzuan propozimet për mandatin e kryetarit, ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë në forumet e partisë dhe të kryesisë.

lul bashaq

“Dua të vlerësoj përpjekjet e forumeve të partisë, kryesisë për të mishëruar në statut parimet e një partie që siguron garë të ndershme për këtë, që nga kryetari te anëtari i thjeshtë, jam mirënjohës që është përqafuar platforma e kufizimit dhe transferimit të pushtetit. Risia më e madhe jo vetëm për PD dhe vendin është përqafimi pa asnjë dilemë i parimit të konsultimit sipas parimit një anëtar një votë me gjithë anëtarësinë para se të seleksionohen kandidaturat për deputetët e ardhshëm. Përsëris sot ftesën time për cdo demokrat që të jetë pjesë e projektit transformues për PD, që sjell kufizimin e pushtetit dhe vendosmërinë për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe monopolet”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura