Një ditë pas arrestimit, reagon Henri Çili: S’kam kryer asnjë shkelje, gjithçka është manipuluar. Do t’i kundërshtoj me prova dhe fakte

Feb 29, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

Analisti dhe botuesi Henri Çili, i arrestuar nje dite me pare nga policia, mohon akuzat qe i jane ngarkuar nga organi i Prokurorise.henricili

Gazetarja e “Panorama” raporton se ai ne deshmite e dhena ka deklaruar prere se nuk ka kryer asnje shkelje dhe nuk ka lidhje me akuzat qe i jane ngarkuar.

Ai i eshte nenshtruar seancave pyetesore diten e djeshme tek oficeret e Policise Gjyqesore.

Ne te gjitha deshmite qe ka dhene ne nje ore e gjysme seance pyetesore ne ambientet e Drejtorise Vendore te Policise se Gjirokastres, Henri Çili mesohet te jete shprehur se nuk ka kryer asnje shkelje per akuzat qe i behen.

Sipas tij, gjithcka eshte teresisht e manipuluar dhe thote se do t’i kundershtoje ne momentin e duhur me prova dhe fakte.

Burime nga Prokuroria e Permetit bejne te ditur se Henri Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit ne oret e mesdites se neserme ne Gjykaten e Faktit ne Permet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura