Një ditë pas arrestimit, egjiptiani që mori peng anijen shqiptare, aktiv në FB

Jun 29, 2016 | 11:52
SHPËRNDAJE

Egjiptiani Adel Salam, pengmarrësi i peshkarexhës shqiptare “Çelepia 2” me marinarin brenda dhe kapitenin, i arrestuar dje nga policia në Aleksandri shfaqet sërish aktiv në profilin e tij në Facebook.

Profili i Salam
Profili i Salam

Nuk dihet nëse postimet i bë ai vetë apo dikush tjetër që mund të menaxhojë llogarinë e tij në FB, por postimet i takojnë paradites së sotme.

Ai ka postuar disa video, por pa bërë komente. Po sot u njoftua se u gjet edhe marinari shqiptar, Luan Mema, i cili u shfaq i fotografuar lidhur me zinxhire nga egjiptiani Salam, nderkohe që për Dhimier Malja nuk ka ende të dhëna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura