Një copë tortë nga dasma e Princit Charles dhe Princeshës Diana del në ankand pas 40 vitesh! Ja çmimi i saj

Jul 29, 2021 | 16:26
SHPËRNDAJE

Një copë tortë nga martesa e Princit Charles dhe Lady Diana Spencer mund të shitet deri në 500 paund në ankand.

princeshe diana, princi charles, torte (1)

Ajo iu dha Moyra Smith, një anëtare e familjes së Nënës Mbretëreshë në Clarence House, e cila ruajti pjesën e sipërme të saj me anë të një letre kuzhine, shkruan “BBC”.

Duket se është në të njëjtën gjendje të mirë, por ne këshillojmë që të mos e hani,”- tha Chris Albury.

princeshe diana, princi charles, torte (2)

Ajo do të dalë në ankand më 11 gusht.

Zonja Smith e mbajti atë në një enë të vjetër dhe ngjiti një etiketë të shkruar me dorë në kapak: “Trajtojeni me kujdes – Torta e dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana”.

princeshe diana, princi charles, torte (3)

Ajo e shkruajti këtë letër më 27 korrik 1981.

Familja e saj ia shiti tortën një koleksionisti në vitin 2008 dhe tani doli në ankand 40 vjet pasi Charles dhe Diana u martuan.

princeshe diana, princi charles, torte (4)

Princi i Uellsit dhe Zonja Diana Spencer, e cila u bë Princesha e Uellsit, u martuan në Katedralen e Shën Palit më 29 korrik 1981.

Çifti u ndanë 11 vjet më vonë në 1992, dhe u divorcuan në 1996.

Copa e madhe e tortës, e cila është një prej 23 tortave të dasmës, përmban stemën mbretërore me ngjyrë të artë, të kuqe, blu dhe argjend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura