Avioni me afro 100 persona në bord bën ulje të detyruar në Rinas, shkak një defekt. Kompania: Asnjë emergjencë

Apr 20, 2015 | 18:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kompania e fluturimeve “Blue Panorama” ka reaguar sot permes nje deklarate per shtyp ne te cilen sqaron situaten e e fluturimeve te dites se sotme nga  Tirana në Firenze dhe në Ancona.

Ne deklarate thuhet se kompania “është e befasuar që organe të ndryshme të shtypit po shpërndajnë informacione të pabazuara, rreth të cilat kompania do të ndjekë mbrojtjen në institucionet përkatëse”.

Sipas kompanisë, fluturimi BV 2243 për “Blue Panorama Airlines”, operuar nga ana e kompanisë Avanti Air me avion ATR 72/500, është ngritur nga Tirana për destinacionin e Firenzes, por u kthye në aeroport për kontrolle teknike, “pa deklaruar asnjë emergjencë. Më pas avioni nuk ka bërë asnjë ngritje ose ulje vetëm është rrotulluar në pistë, për të vlerësuar mundësinë për të proceduar me zëvendësimin e një komponenti në origjinën e anomalisë. Pas kësaj ecje në pistë kompania ka urdhëruar anulimin e fluturimeve të ditës së sotme 20 Prill 2015, drejt destinacioneve të Firenze e Ancona, duke i ofruar pasagjerëve mbrojtje të rregullt në fluturimet alternative të ditës se sotshme dhe te nesërme. Së fundi, dëshirojmë të shprehim keqardhjen më të thellë të kompanisë ajrore për shqetësimin e krijuar pasagjerëve dhe konfirmojmë se çfarë ndodhi ishte për shkak të rrethanave krejtësisht jashtë kontrollit të Blue Panorama Airlines”,- sqaron “Blue Panorama Airlines”.

 ***

Gjatë ditës, u raportua se një avion i kompanisë “Blue Panorama” me rreth 100 pasagjerë në bord ka bërë mëngjesin e kësaj të hëne një ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”. 

Avion i kompanisë “Blue Panorama”

Bëhet me dije se avioni i kompanisë “Blue Panorama” u ngrit në orën 07:00 nga pista e Rinasit, por kur ishte pranë Lezhës u kthye sërish pas, për shkak të një defekti, thanë burime nga aeroporti për “Panorama Online”.

Sakaq burimet thanë se avioni që kishte për destinacion Firencen e Italisë, tentoi ringritjen rreth orës 09:00, por tentativa nuk rezultoi me sukses, pasi defekti është shfaqur sërish.

Sakaq pasagjerët qëndruan disa orë në pritje në aeroportin shqiptar, pasi iu komunikua se do të nisen drejt Italisë, sapo të riparohet defekti. Më pas ata kanë fluturuar drejt Firences me një tjetër avion. 

Ndërkohë një tjetër fluturim i kompanisë “Blue Panorama” u anulua sot, pasi pasagjerët refuzuan të udhëtonin mes frikës shkaktuar nga incidenti me avionin që bëri ulje të detyruar, thanë burime. Fluturimi i anuluar ishte ai i orës 12:40 me destinacion Ancona-n e Italisë.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura