Një 47-vjeçar që udhëtonte me motor përplaset nga një makinë, dërgohet me urgjencë në spital

Feb 28, 2021 | 20:46
SHPËRNDAJE

aksident-naten-policia-natenNjë 47-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.

“Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”

Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura