Hidhet nga kati i shtatë i pallatit 40-vjeçari i aksidentuar në Gjermani. Vdes në spital

Jul 30, 2015 | 21:00
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi hedhjes nga kati i 7 i një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes pranë zonës së ‘Liqeni Artificial’. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës viktima është identifikuar me emrin Festim Hoxha, 40 vjeç.

Ambulance, foto ilustruese
Ambulance, foto ilustruese

Mësohet se para 6 muajsh viktima kishte qenë në Gjermani për një vizitë tek të afërmit e tij. Gjatë kësaj periudhe ai kishte pësuar një aksident duke humbur njërën nga këmbët si pasojë e përplasjes më tramvajin.

Pas kësaj kohe, 40-vjeçari ishte kthyer në Shqipëri dhe jetonte tek e motra. Edhe pse kishin kaluar disa muaj nga aksidenti, 40-vjeçari duket se vuante sërish pasojat në Shqipëri.

Sipas dëshmisë së dhënë nga e motra në Polici, ai vuante nga paranoja dhe shpesh herë shihte ëndrra natën sikur përplasej nga tramvaji.

Sipas dëshmisë, 40-vjeçari pasi zgjohet nga gjumi hidhet direkt nga kati i 7 i pallatit duke gjetur vdekjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura