Një 14-vjeçar, personi më i ri që vdes nga koronavirusi në Europë. Pak ditë më parë humbi jetën një adoleshente

Mar 29, 2020 | 18:43
SHPËRNDAJE

26477094-8159309-image-a-18_1585300457200

Një 14-vjeçar nga Portugalia besohet se është bërë personi më i ri që vdiq nga koronavirusi në Evropë, edhe pse nuk kishte asnjë sëmundje tjetër problematike. I riu ishte nga Ovar, dhe vdiq në orët e para të së dielës pasi u dërgua me urgjencë në Spitalin “Sao Sebastiao” në afërsi të Santa Maria da Feira. Ai mendohet se vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure, por nuk hyn te problemet shëndetësore që përkeqësohen nga COVID-19.

Vdekja e tij vjen pasi një 16-vjeçare franceze, Julie Alliot vdiq në një spital në Paris të mërkurën. Ajo nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe humbi jetën një javë pasi i filloi një kollë e lehtë, shkruan “Daily Mail“.

Numri i vdekjeve të COVID-19 në Portugali arriti në 119 gjatë drekës të dielën.

26548160-8164787-image-a-1_1585483776782

Rreth 6,000 njerëz janë të infektuar me virusin dhe 5,500 të tjerë janë në pritje të rezultateve të testeve, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura