Niveli i ujit në Venecia arrin 187 centimetra, Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Nov 14, 2019 | 16:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se do të miratojnë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Venecia.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të na lejojë që të fillojmë ndarjet e para financiare në lidhje me shpenzimet e ndihmave të para që synojnë rivendosjen e funksionalitetit të shërbimeve”, tha Conte.

venecia3

Niveli i ujit për shkak të përmbytjeve dje në Venecia, kapi lartësinë e 187 centimetrave, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetra.

Specialistët e inxhinierisë janë shprehur se nga përmbytjet e djeshme, Bazilika e San Marco me shumë mundësi ka pësuar dëme të cilat për momentin është e pamundur të evidentohen.

Çdo gjë do të qartësohet pas tërheqjes së ujërave, por pritet që të paktën edhe për dy javë gadishulli të jetë i kërcënuar nga reshjet e shumta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura