Nivele rekord të kursimeve të qytetarëve në banka/ Arritën vlerën një trilion lekë në nëntor të 2021-shit

Jan 3, 2022 | 17:10
SHPËRNDAJE

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kursimet e qytetarëve kanë arritur në nivele rekord, por  ato janë duke u zhvlerësuar për shkak se normat e interesit janë më të ulëta se norma e inflacionit.

banka

Inflacioni për muajin nëntor arriti në 3.1%, ndërsa interesat e depozitave nuk kalojnë 1%-in dhe në këto kushte çdo vit që kalon paratë e bllokuara humbasin vlerën.

Për profesorin Mateo Spaho ky është momenti që qeveria të çlirojë ekonominë. Qytetarët sipas tij kanë shumë pak alternativa ku t’i investojnë paratë.Sipas tij është shqetësues edhe fenomeni që bizneset nuk po i përdorin paratë për të investuar në ekonomi, raporton TCH.

Në Shqipëri, njerëzit mund t’i investojnë paratë e tyre kryesisht në bono apo obligacione thesari, të cilat normën më të lartë të kthimit e arrijnë deri në 3.5%. Pasuritë e patundshme shihen nga shumica e qytetarëve si alternativë investimi. Ndërkaq në Shqipëri mungojnë ende tregu i kapitaleve dhe bursat.

© Panorama.al

Te lidhura