Nisma në Gjermani, kush nuk gjen punë për gjashtë muaj merr “ekspuls”

Sep 24, 2018 | 9:09
SHPËRNDAJE

Emigrantët nga vendet e Europës në Gjermani që kanë mbetur pa punë mund të marrin “ekspuls” nëse nuk arrijnë apo nuk mund të gjejnë punë brenda gjashtë muajsh. Alarmi është dhënë nga Radio Këlni, që ka një shërbim transmetimi në gjuhën italiane, Cosmo, që ka dhënë dëshminë e e një gruaje italiane.

gjermani-587x330

Asaj i janë dhënë 15 ditë afat për të gjetur një punë, ose duhet të shkojë në Itali. “Nëse kjo do të jetë e vërtetë, sjellja e Gjermanisë mund të jetë shumë e rëndë dhe të godasë dhe vetë BE”, komenton për “ANSA” nënsekretari i çështjeve me jashtë Rikardo Merlo, duke theksuar se kjo mund të jetë një paradoks.

Italia është nën akuzë thotë ai, sepse kërkon të të mbrojë Europën nga emigracioni jolegal, dhe Merkel po godet të drejtën themelore të qytetarëve të BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura