Nisma merr mbështetje të fuqishme në Shtime, Limaj e quan punë të kryer fitoren në këtë qytet

Oct 19, 2017 | 11:59
SHPËRNDAJE

Dega e Nismës në Shtime e ka mbyllur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 22 tetorit. Nisma, e cila në këto zgjedhje komunale po e mbështet për kryetar komune kandidatin e pavarur, Fatmir Rashiti, është e vendosur për ta bërë ndryshimin e madh më 22 tetor. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i entuziazmuar me masën e madhe të mbledhur në këtë tubim e ka quajtur punë të kryer fitoren e Nismës dhe Rashitit në këto zgjedhje.

nisma

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Shtimes që në këto ditët e mbetura para zgjedhjeve të mobilizohen sa më shumë për ndryshimin e madh që, sipas tij, do të ndodhë më 22 tetor.

Në anën tjetër, kandidati i pavarur për kryetar komune, Fatmir Rashiti ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Shtimes pa dallime partiake.

Ai para qytetarëve ka prezantuar edhe programin e tij për katër vitet në vazhdim.
Të pranishmëve në këtë tubim i është drejtuar edhe bartësi i listës nga radhët e Nismës, Fehmi Hysenaj.

Ky i fundit tha se vota për Rashitin dhe Nismën është votë për mirëqenien e qytetarëve.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që pa dallime partiake të mbështesin Rashitin dhe kandidatët e Nismës për asamblenë komunale në mënyre që këtij qyteti t’i kthehet dinjiteti i munguar tash e sa vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura