Nisma e shqiptarit: Nga New York-u mblidhen 700 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Nov 28, 2019 | 14:41
SHPËRNDAJE

Me iniciativën e Marko Kepit i cili është edhe kandidat për kryetar komune në New York është formuar grupi në Facebook “Albania Earthquake Relief”. Qëllimi i këtij grupi është të bëjë bashkë shqiptarët kudo nëpër botë dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri.

 “Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.
Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti./kultplus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura