Nisma e Sali Berishës “Foltorja” spostohet në Kavajë! Ish-kryeministri mesazh për demokratët: Fitojmë vetëm nëse jemi të bashkuar

Oct 25, 2021 | 9:46
SHPËRNDAJE

Sali BErisha foltorja KAvajaIsh-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se takimi i radhës i nismës së tij “Foltorja” do të zhvillohet në qytetin e Kavajës ditën e martë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në këtë takim, duke theksuar se qëllimi është “Vetëm të bashkuar fitojmë.

Ish-kreu I Pd-së, thekson se nisma e tij ka për qëllim të realizojë një PD të fortë dhe të bashkuar.

“Neser diten e marte me daten 26 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kulturës te qytetit te Kavajës do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Kavajes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura