Nisma e Berishës/ Gazment Bardhi: Nëse vërtetohet që 1/4 e firmëtarëve janë anëtarë, nis procedura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar!

Nov 10, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi se nëse vërtetohet që 1/4 e firmëtarëve që mbështesin ish-kryeministri Sali Berisha janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar, atëherë do të nisë procedura për mbledhjen e këtij organi. 

Duke folur në emisionin “Opinion” Bardhi tha se ajo që kemi parë sot ka qenë një blof i madh, pasi numri i nevojshëm i firmave nuk është siguruar.

Ai u shpreh se nëse firmat janë të rregullta “është i detyruar të thërrasë mbledhjen e Kryesisë”.

Pyetje-përgjigje

Ylli Rakipi: Nëse nesër Sali Berisha dhe njerëzit e tij bëjnë publike dhe transparente emrat, të dhënat e delegatëve, ju e pranoni procesin. Nëse Berisha zbardh, bën transparent emrat dhe mbiemrat e anëtarëve, ju jeni dakord ti hyni procesit të Kuvendit?

Gazment Bardhi: Patjetër. Nëse janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD, nëse janë ¼ nis procedura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Por nuk mund ti thuash demokratëve unë do mbledh Kuvendin Kombëtar, me emrat tuaj të mbyllur në kasafortë dhe meqënëse unë thërras Kuvendin Kombëtar, unë mbledh firmat dhe shpall rezultatin. Kjo është tollovi, është tallje me demokratët. Ajo që kemi parë sot ka qenë një blof i madh, sepse ¼ e firmave që janë të nevojshme për nisjen e procedurës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nuk ka qenë i mundur të sigurohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura