Nisja e vitit të ri shkollor, Evis Kushi jep mesazhin e fundit si ministre e Arsimit dhe publikon videon: Himni i flamurit këndohet në mbarë vendin

Sep 11, 2023 | 8:34
SHPËRNDAJE

Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj të fundit si ministre të Arsimit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Evis Kushi publikoi një video nga shkolla 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, teksa nxënësit këndojnë himnin e flamurit.

“Me himnin e flamurit, që këndohet sot nga të gjithë nxënësit  në mbarë vendin, për të çelur siparin e vitit të ri shkollor, e që do të vijojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat tona, ju uroj suksese e vit të mbarë!”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura