Nisja e negociatave, ministri maqedonas udhëton për në Bruksel

Aug 28, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Ai, sot do të takohet me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rose Gotemoler. Në takim, të dy bashkëbiseduesit pritet të shkëmbejnë informacion mbi bashkëpunimin aktual midis Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe për përgatitjet e ndërmarra nga Republika e Maqedonisë në kuadër të procesit të pranimit të vendit për anëtarësim në Aleancë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

dimitrov

Dimitrov nesër do të marrë pjesë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), duke informuar për përgatitjet aktuale për mbajtjen e referendumit, rrjedhën e zbatimit të reformave kyçe në vend nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe përgatitjet për skrining procesin e Komisionit Evropian, në mënyrë që për një kohë të shkurtër të hapet rruga për fillimin e negociatave të pranimit të vendit në BE.

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian është një organ i Parlamentit Evropian, në të cilin  bëjnë pjesë anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Ministri Dimitrov do të realizojë takime edhe me deputetët e Parlamentit Evropian.

Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura