Nisin restaurimet në Kalanë e Beratit e Kishën e Shën Triadhës

Jul 30, 2015 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, inspektoi punimet në Kalanë e Beratit, ku ka nisur puna për restaurimin e murit të pjesës perëndimore të kalasë, i shkatërruar ndër vite.

Kisha e Shën Triadhës, Berat
Kisha e Shën Triadhës, Berat
Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistë të Monumenteve të Kulturës, duke ndërhyrë në pikat kryesore ku dëmtimet janë më të mëdha.

Për ruajtjen dhe restaurimin e mureve të kësaj trashëgimie kombëtare është vënë në dispozicion një fond prej 2 milionë e 900 mijë lekësh të rinj, akorduar nga Bashkia e Beratit. Restaurimet kanë nisur në murin perëndimor të kalasë, ku do eliminohet problematika, ringrihet përsëri muri i rrë- zuar midis kullave 7 dhe 8, duke e restauruar atë sipas së njëjtës teknikë me atë origjinale.

Nga reshjet e shumta ndër vite kjo kullë ka qenë një problematikë e lënë në harresë. Në muajin gusht nisin punimet restauruese në Kishën e Shën Triadhës, ku çatia ka probleme dhe lagështira ka prekur arkitekturën e kupolës dhe ka dëmtuar rëndë afresket.

Në këtë monument, prej më se 40 vitesh nuk është kryer asnjë restaurim. Në muajin gusht punonjësit e DRKK-Berat do të fillojnë punimet e restaurimit në këtë monument të rëndë- sishëm të trashëgimisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura