Do futet PD në zgjedhje? Zbardhet biseda e zv/presidentit të OSBE me Metën. Borchardt takon Ramën e Bashën

May 15, 2017 | 15:22
SHPËRNDAJE

Dita e sotme pritet të përcaktojë përfundimisht nëse opozita do të jetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe se kur do të mbahen ato.

borchardt rama

Kjo për shkak se në Tiranë ka mbërritur zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, i cili të takohet me kryeministrin Rama, kreun e PD-së, Basha dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.

Por përpara këtyre takimeve të zyrtarit të lartë amerikan, kanë nisur lëvizjet e ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Kështu, kreu i Prezencës së OSBE-së, në vendin tonë, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama, dhe temë kryesore e bisedimeve janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kemi diskutuar mbi zgjedhjet dhe se cfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha një prej zyrtarëve që shoqëronte Borchardt në takim për mediat pasi doli nga selia rozë.

Ambasadori i OSBE i cili ishte i shoqëruar edhe nga sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, kanë takuar më herët edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, edhe me të cilin në qendër të diskutimeve ishte çështja e zgjedhjeve parlamentare.

Në takimin me delegacionin e asamblesë parlamentare të OSBE, Ilir Meta tha se OSBE luan rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri.

“Të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e dialogut. Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ne kete takim Roberto Battelli, Zv. President i AP OSBE.

‘Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve. Zgjidhja të bazohet në gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv politik. Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë. Sot më shumë se kurrë nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e munguar. Kompromisi në interes të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura