Nisin gjobat e para për urbanët, 5 mijë lekë për sediljet e rrjepura

Feb 1, 2016 | 18:48
SHPËRNDAJE

gjoba urban

Bashkia e Tiranës ka vendosur sot gjobat e para për urbanët që nuk plotësojnë kushtet dhe standartet e duhura që qytetarët të udhëtojnë normalisht.

Inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë gjobitur autobusin me targë AA 862 DB, të linjës së Unazës, duke qenë se ky mjet, siç shihet edhe nga fotografitë, ka pasur sedilje të rrjepura.

Deri në orën 11.00, inspektorët e AMK-së kanë vendosur 18 gjoba, ndërkohë që dy fatorino u pushuan nga puna. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura