“Nisi si shaka, por tani ka tjetër impakt”, legjenda holandeze komenton finalen e Tiranës

May 13, 2022 | 21:52
SHPËRNDAJE

Teksa tifozët e Romës janë të gatshëm që të marrin edhe rrugën e Adriatikut nga Ankona në Durrës për të mbërritur në Tiranë, duke qenë se fluturime nuk ka më, nga ana tjetër klubi holandez ka menduar një alternativë për tifozët e tij.

GULIT

Çmimet e larta të biletave për të ndjekur nga afër finalen e Ligës së Konferencës që po qarkullojnë në rrjetet sociale në Holandë kanë bërë që klubi i Fejnordit të vendosin në dispozicion stadiumin “De Kuip”.

Rreth 3500- 4000 mijë bileta janë shpërndarë për holandezët, kështu që në pamundësi për të ndjekur finalen nga afër, mbështetësit do të mblidhen të gjithë bashkë në stadiumin 48-mijëvendësh, ku do të vendosen katër ekrane gjigante që do të transmetojë ndeshjen. Do të ketë edhe këngëtarë të ftuar për ta kthyer në një festë atë ditë. Kjo taktikë vjen edhe si një masë e marrë që tani, duke mos rrezikuar një përplasje tjetër, pasi marrëdhëniet mes tifozëve të të dyja skuadrave nuk janë të mira.

RUD GULIT – Përveç Françesko Totit që e konfirmoi edhe përballë gazetarëve praninë në finalen e Tiranës, shumë personalitete të botës së futbollit pritet që të jenë të ftuar në këtë event. Emra si Robin van Persi, që është i lidhur me klubin e Fejnordit, apo edhe ishfutbollistë të njohur, tashmë në rolin e trajnerit, si Xhenaro Gatuzo, që ka vizituar edhe më herët Tiranën.

AIR ALBANIA FINALJA LIGA E KONFERENCES

Ndërkohë që klubi i Fejnodit kthehet në një finale europiane pas 21 vitesh dhe kjo nuk mund të mos komentohej edhe nga një legjendë holandeze që me shumë mundësi do të jetë në Tiranë, Rud Gulit, fituesi i “Topit të Artë” në 1987 dhe ish-lojtari që bëri histori me Milanin dhe Holandën.

Gulit shprehet se në fillim Liga e Konferencës nisi me shaka, por me këto skuadra në finale dhe teknikun Murinjo, mori një impakt të tillë: “Në fillim, Liga e Konferencës u pa një si një shaka, një turne i të vegjëlve.

Kur shikon se kush ka ardhur në fazën finale, me këto skuadra të mëdha, dhe kur shikon gjithë ata lojtarë dhe trajnerë të mëdhenj që duan ta fitojnë këtë trofe, atëherë ka një impakt. Shumë mund të mos e pëlqejnë lojën që bën Murinjo pa ai pa dyshim është një trajner i madh. Slot i Fejnordit është ndryshe, analizon shumë kundërshtarin dhe tregohet i kujdesshëm”, përfundoi fjalën e tij për “De Telegraaf” Rud Gulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura