Nisi procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Maqedonisë

Aug 22, 2017 | 22:31
SHPËRNDAJE

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme i propozoi Kuvendit që të fillojë procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik shtetëror, pas shkarkimit pesë ditë më parë të Marko Zvërlevskit nga ky post.

prokuroria-publike_1503425277-839658 (1)“Qeveria në pajtim me nenin 41 nga Ligji për Prokurori Publike konkludoi që t’i propozojë Kuvendit të RM-së që të shpallë emërimin e prokurorit publik të RM-së, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.

Në pajtim me këtë nen Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetën zyrtare të RM-së” dhe në  të paktën dy gazeta ditore prej të cilave një nga gazetat në gjuhën që flasin të paktën 20 për qind të qytetarëve të cilët flasin gjuhë të ndryshme zyrtare  nga ajo maqedonase.

Afati i paraqitjes të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi në shpalljen në “Gazetën zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së dokumenteve të japë mendim pozitiv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Më pas procedura vazhdon në Qeveri e cila në seancë i shqyrton kandidaturat, duke përfshirë edhe mendimin nga Këshilli i prokurorëve publikë dhe duhet që të marrë vendim për një prej kandidatët për të cilin paraprakisht  ekziston mendim pozitiv nga Këshilli. Më pas vendimi shkon në Kuvend si Propozim vendim, ndërsa njëkohësisht  parashtrohet edhe mendimi i Këshillit të prokurorëve publikë. Për emërimin e prokurorit publik Kuvendi vendos me shumicë  të thjeshtë prej 61 votave.

Mandati i prokurorit shtetëror publik është gjashtë vjet me të drejtë të emërimit të sërishëm.

Me propozim të Qeverisë, Kuvendi më 17 gusht, me 64 vota “pro” dhe asnjë kundër dhe abstenim, e shkarkoi kryeprokurorin e deritashëm Marko Zvërlevski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura