Nisi drogën dhe seksin në moshën 12-vjeçare, historia e vrasëses gjakftohtë që arrinte orgazmë pas çdo goditje me kazmë që u bënte viktimave

Jun 30, 2020 | 11:29
SHPËRNDAJE

Karla Faye Tucker qeshi ndërsa ishte e shtrirë në një shtrat dhe iu injektua një përzierje drogërash vdekjeprurëse.

38-vjeçarja u dënua me vdekje pasi vrau brutalisht dy fqinjët e saj me një kazmë ndërsa ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Vrasjet u kthyen në një skandal kombëtar, kur Tucker zbuloi gjatë kohës që u mor në pyetje nga policia se i pëlqeu aq shumë kur vrau fqinjët saqë arrinte orgazmë për çdo goditje me kazmë që i bënte.

Ndërsa qëndronte në burg në pritje të ekzekutimit, ajo u kthye në të krishterë dhe u martua me pastorin e burgut.

Dhe në 37 vjetorin e vdekjes së saj, The Sun ka bërë një përmbledhje të jetës së vrasëses me kazmë.

Si shumë vrasës, Tucker, e lindur në Housto të Texas, kishte një fëmijëri me probleme.

Ajo filloi të merrte drogë dhe të bënte seks në moshën 12 vjeçare.

Kur mbushi 14 vjeç, braktisi shkollën dhe ishte detyruar të fillonte të punonte si prostitutë.

Tucker nisi të dilte me motoçiklistë në fund të adoleshencës dhe u takua me partnerin e saj Daniel Garrett, atëherë 35 vjeç, në moshën 21 vjeçare.

Më 13 qershor 1983, pasi kaluan fundjavën duke konsumuar drogë Tucker dhe Garrett hynë në banesën e Jerry Lynn Dean, 27 vjeç, për të vjedhur një motoçikletë.

Gjatë vjedhjes, ata hynë në dhomën e gjumit të Jerry dhe Tucker u hodh sipër tij.

Në përpjekje për ta larguar, ai mbërtheu Tucker por Garrett filloi ta godiste në kokë me një çekiç që gjeti në dyshemenë e dhomës.

Pasi i shkaktoi disa goditje në kokë Jerry-t, Garrett u largua nga dhoma.

Në atë moment Tucker kapi një kazmë të vendosur në mur dhe filloi të godiste Jerry-n duke shijuar zhurmën e goditjes në trupin e të vdekurit.

Kur u mor në pyetje nga policia, ajo pohoi se arriti orgazmë me çdo goditje që i bënte Jerry-t.

Pasi ky i fundit kishte vdekur, vëmendjen e Tucker e tërhoqi e dashura e viktimës, 32-vjeç, e cila ishte fshehur nën mbulesën e krevatit.

Ajo qëlloi mbi gruan në mënyrë të përsëritur, duke e goditur me kazmë në zemrën e saj.

Pas ekspertizës në trupat e viktimave u zbulua se Jerry kishte marrë gjithsej 32 plagë, ndërsa Deborah vdiq nga plagët e shumta në gjoks dhe kokë.

Të nesërmen në mëngjes, një nga bashkëpunëtoret e Jerry-t zbuloi kufomat e viktimave. Pas hetimeve të policisë u arrestuan Tucker dhe Garrett, pesë javë pas vrasjeve.

Në shtator 1983, Tucker u akuzua për të dy vrasjet, ndërsa Garrett u akuzua vetëm për vrasjen e Jerry-t.

Pak kohë pasi u burgos, Tucker vendosi të kthehej në të krishterë.

Në librin “Death Row: The Final Minutes” të Michelle Lyon, një nga ish zyrtarët e burgut, Larry Fitzgerlan tregoi sesi u njoh me Tucker ndërsa ajo ishte në pritje të dënimit.

“Ajo u martua me pastorin e burgut. Sa për mua, ajo ishte një person i mirë që bëri një gabim të tmerrshëm,”- tha Fitzgerlan.

Larry pranoi se ajo u bë një personazh aq popullor në burg saqë 18 meshkuj pyesnin nëse mund të merrnin dënimin e saj me vdekje në mënyrë që ajo të shpëtohej.

“Tucker krijoi këtë lloj simpatie tek të burgosurit,”- u shpreh ai.

Tucker ishte gruaja e parë që u ekzekutua në Teksas që nga viti 1863 dhe gruaja e dytë që u ekzekutua në SHBA që nga rivendosja e dënimit me vdekje në 1976.

“Ajo nuk kishte frikë nga ekzekutimi. Shkoi tek dhoma e vdekjes me bindjen se do shkonte në një vend të mirë,”- tha Larry.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura