Nishani pret kryebashkiakun e Pogradecit, Kapri: Qeveria nuk na mbështet

Sep 7, 2016 | 13:33
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, , ku u bisedua rreth situatës dhe jetës së qytetarëve të Bashkisë Pogradec dhe çështjeve, me të cilat ndeshet administrata e kësaj Bashkie në përmbushje të misionit të saj.

112“Presidenti i Republikës u njoh me shqetësimet e Kryetarit të Bashkisë rreth mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore të projekteve për zhvillimin e qytetit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit i përcolli Presidentit Nishani shqetësimin e qytetarëve të kësaj Bashkie, të cilët ndihen të diskiminuar nga diferencimi i politikave që ndiqen nga qeveria qendrore në lidhje me investimet publike në vend”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Presidenti i Republikës shprehu keqardhjen për mungesën e mbështetjes së projekteve për Bashkinë e Pogradecit dhe e konsideroi të papranueshme politikën diferencuese të investimeve publike midis njësive të ndryshme vendore.

“Qytetarët e vendit duhet të trajtohen dhe shërbehen njëlloj dhe me të njëjtat standarde.” – theksoi Presidenti Nishani gjatë këtij takimi.

Presidenti i Republikës sugjeroi që administrata e kësaj Bashkie të vendosë kontakte më të drejtpërdrejta me donatorë të huaj që mund të ndihmojnë në mbështetjen e projekteve zhvilluese të Bashkisë dhe përmirësimit të shërbimeve që duhen ofruar për qytetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura