Nishani: Presidenti Meta po mbron institucionet nga dhuna e qeverisë. Jemi gati në gjysmë anarki

Nov 19, 2019 | 22:14
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha se Presidenti Meta tha po mbron institucionet nga dhuna e qeverisë.

I ftuar në emisionin “Tempora”, Nishani u shpreh se Shqipëria po jeton një kohë anormale dhe se jemi gati në gjysmë anarki.

nishani

Për fatin e keq nuk jemi një situatë normale dhe nuk është fare e tepër të themi që po jetojmë një kohë anormale. Në gjykimin tim nuk do gaboja po të thosha që jemi gati, gati në një gjysmë anarki. Ndaj edhe qëndrimet dhe reagimet e institucionit të Presidenti të Republikës që të paktën në hierarkinë shtetërore është i vetmi i pandikuar  nga dhuna institucionale, kushtetuese, ligjore, shtetërore e mazhorancës dhe qeverisë kryesisht”, u shpreh Nishani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura