Nishani në Sarajevë, pjesë e Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit

May 28, 2016 | 11:58
SHPËRNDAJE

Kreu i shtetit, Bujar Nishani merr pjesë në Samitin e Pestë të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që zhvillohet në Sarajevë, më 28-29 maj 2016.

Nishani_1-1

Presidenca njofton se kjo nismë është iniciuar në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia me synim forcimin e dialogut politik nëpërmjet bashkëpunimit rajonal si dhe integrimit evropian të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore.

Sipas njoftimit, pjesë e samimit do të jenë përveç liderëve të vendeve të rajonit, Presidentëve të Bosnje dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, i Ftuari i Nderit nga vendet drejtuese të Bashkimit Evropian këtë vit, do të jetë Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Presidenti Nishani do të diskutojë në Takimin Plenar të Kryetarëve të Delegacioneve “Një marrëveshje e re për një epokë të re”, si edhe do të mbajë një fjalë në panelin e “Samitit 100”, takimi më i madh e i përvitshëm i liderëve të biznesit në Evropën Juglindore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura