Nishani, në samitin e presidentëve në Sllovaki

Jun 13, 2013 | 10:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani dhe ajo e Kosovës, Atifete Jahjaga marrin pjese sot pjesë në Samitin e 18-të të presidentëve të Evropës Qendrore.

20 presidentë të shteteve nga Evropa Qendrore, Evropa Juglindore dhe ajo Lindore, janë pjesëmarrës në këtë samit i cili përkushtohet për temat kryesore politike, sociale, ekonomike në rimëkëmbjen e rajonit pas krizës globale ekonomike.

Mes tyre jane ai i Malit të Zi Fillip Vujanoviq, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic.

Në darkën solemne, një fjalë rasti e mbajti presidenti i Këshillit të Evropës Herman van Rompuy, si dhe presidenti i Austrisë, Hans Fischer. (REL)
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura