Nishani me akademikët: Ligji për arsimin e lartë, jo në kohë të favorshme, do garantoj autonominë

Jul 27, 2015 | 16:10
SHPËRNDAJE

Ligji i Arsimit të Lartë, është bërë pjesë e diskutimeve të presidentit Bujar Nishani me pedagogë dhe akademikë. Takimi konsultues u mbajt në Presidencë sot, ku kreu i shtetit garantoi pjesëmarrësit se para se të dekretojë ligjin e ardhur nga Kuvendi, do mbajë parasysh të drejtën kushtetuese për arsimim dhe autonomi institucionale.

nishani-pedagoget
“Kam pasur një sërë letrash, shprehje shqetësimesh nga profesorë, pedagoogë, studentë…Tashmë projekti ka kaluar dhe është kthyer në një ligj nga Kuvendi dhe përpara se presidenti të shprehet, interpretuesi i parë i kushtetutës, duke marrë në konsideratë dhe duke ushtruar përgjegjësinë që ka presidenti qër të garantuar për qytetarët shqiptarë liritë dhe të drejtat themelorë të qytetarëve të parashikaura në Kushtetutë, përpara se të shprehem përmes dekretit, dhe duke qëndruar tërësisht jashtë debatit politik, duke marrë së pari përgjegjësitë institucionale, dy elementë themelore: e drejta për arsim dhe së dyti autonomia e institucioneve të arsimit të lartë, doja të merrja mendimin dhe gjykimin tuaj dhe arsyeja e ftesës ka qenë e drejta kushtetuese e presidentit, që për cështje të rëndësishme, të interesit publik, të kërkojë dhe të marrë mendime nga përfaqësues të institucioneve shtetërore. Pra desha t’ju parashtroj dy kolonat e parashikuara nga unë, garantimin e këtyre të drejtave, të drejtën e arsimit dhe së dyti me autonominë e institucioneve të arsimit të lartë”,- tha ai.

Sipas Nishanit, “koha si sezon nuk është e favorshme për një ligj të tillë”.

Artan Fuga: Nuk jam këtu për ligjin e arsimit, nuk më intereson më, kam një shqetësim më të madh. Cila është kultura, procedura dhe mënyra e konstituimit të një ligji aktualisht sot në Shqiperi, dhe në rastin e këtij ligji në vecanti. Se ligji si tekst, ka disa vlera abolute që vijnë nga prirja dominuese sot e asaj që quhet neonatyrore, që domethene se ligji duhet të plotësojë disa sisteme koherencash, e para me arsyen, e dyta me aktet ndërkombërtare që ka firmosur Shqiperia, Kushtetutën, por s’mjafton kjo. Sot duke studiuar ligjin, ligji s’është në përputhje me veten e vet, s’ka koherencë të brendshme. Çfarë është një agjensi në varësi të ministrit? Mund të jetë një agjensi e pavarur? Në gjykimin tim s’mund të jetë. Po cfarë është? Mua më lënë përshtypje …që na dalin disa ministri dhe kanë më shumë kompetenca se sa vetë ministria e Arsimit.

Mark Marku: Ne nuk jemi nisur as nga optimisti as nga pesimizimi, shumica prej nesh jemi në moshë që të jemi optimistë…Ne nisemi nga përgjegjësia dhe nga dija që kemi përfituar pa mbështetjen e qeverisë. Qeveria shqiptare s’ka shënë asnjë kontribut deri tani për dijen tonë shkencore. Kryeministri duhet ta dijë këtë para se të dalë dhe të na fyejë e ofendojë publikisht. kemi një punë 95% më të mirë se ministrat madje edhe se vetë kryeministri. Para se të dalë të bëjë epistemologji në media duhet të ketë shkelur një unversitet perëndimor, të ketë dhënë një provim në një universitet perëndimor. Me diplomë të realizmit socialist për propagandën e komunizimit nuk mund të bësh as oponencë as të japësh këshilla më mirë do ishtë të dëgjonte.

Tashmë, ligji i Arsimit të Lartë, pas miratimit në Kuvend i është dorëzuar kreut të shtetit për dekretim. Takimi vjen pikërisht në kuadër të kundërshtimeve që akademikët dhe pedagogët kanë kundër ligjit.

Seanca e posaçme maratonë e së martës u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura