Nishani: Konfliktet mes institucioneve, zgjidhje nga institucionet që parashikon Kushtetuta

May 20, 2014 | 12:38
SHPËRNDAJE

TIRANË- “Cdo konflikt mes institucioneve do të zgjidhet nga institucionet e parashikuara nga kushtetuta për zgjidhjen e konflikteve”. Kështu ka deklaruar Presidenti Bujar Nishani, pyetur për vendimin më të fundit të Ligjeve, ku maxhoranca rrëzoi dekretin e Nishanit për ILDKP.

Sipas Nishanit, ashtu si edhe Presidenti i Republikës, edhe Kuvendi e cdo institucion tjetër i vendit ka të drejtën të veprojë mbi bazën e tagrit të tij kushtetues. “Qëndrimi i Kuvendit është qëndrim sovran dhe cdo konflikt mes institucioneve do të zgjidhet nga institucionet e parashikuara nga kushtetuta për zgjidhjen e konflikteve”- ka thene ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura