Nishani i pakënaqur me bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë: Interesi politik dominon ndaj atij kombëtar

Jun 9, 2015 | 8:05
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është shprehur i pakënaqur me nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.  Ai ka shtruar nevojën për më pak retorikë e për më shumë punë.

Presidenti Bujar Nishani

Në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar e ka quajtur krejt të paarsyetuar nivelin e bashkëpunimit në aspektin ekonomik, por edhe në atë kulturor dhe shkencor. Ka përmendur një numër ngecjesh. Ka thënë se ato vijnë kryesisht për shkak se tek pushtetarët e të dyja anëve të kufirit dominon interesi politik ndaj atij kombëtar.

Në vijim të kësaj e ka quajtur të paarsyeshëm edhe debatin që pati ndezur përcaktimi i të dyja qeverive për t’i varrosur eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë dhe jo në vendlindjen e këtij themeluesi të shtetit shqiptar, në Boletin të Kosovës, por qe u shfuqizua pas reagimeve në masë. Ai ka thënë se duhet ruajtur simbolikat, të cilat janë pjesë treguese e ekzistencës së shqiptarëve dhe e qenësisë së tyre, dhe se, në këtë kuptim, edhe Isa Boletini duhet lënë të prehet atje ku është lindur.

Në këtë intervistë presidenti Nishani ka folur edhe për veriun e Kosovës, term për të cilin ka thënë se nuk duhet të përdoret si referencë politike. Sipas tij, do të jetë shumë e padrejtë dhe e rrezikshme edhe për të ardhmen e vetë zhvillimit të kësaj zone, nëse konvertohen nocionet gjeografike në nocione politike. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura