“Nishani diagnostikoi nevojën për reformën në drejtësi”/ Ish-ministri Imami: Mbrojti interesat e vendit të tij! Jemi krenar që i dhamë një President Shqipërisë

Sep 29, 2022 | 20:08
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në organizimin në përkujtim të ish-Presidentit Bujar Nishani. Gjatë fjalës së tij, Imami u shpreh se Nishani me qëndrimet e tij, mbrojti interesat e Shqipërisë.

Imami tha se ish-Presidenti Nishani ishte i pari i cili diagnostikoi nevojën për të pasur një reformë në drejtësi në vendin tonë.

Imami: Bujar Nishani shërbeu si President i vendit në një kohë të vështirë. Çdokush ka bindjet e tij politike, ai i kishte të qarta. Angazhimi dhe shqetësimi i tij nisej nga një bazë e fortë moralesh. Ishte përtej interesave partikulare. Tregoi një mençuri të vërtetë. Ata që duhet t’i mbronin interesat, i kishin shkelur. Si President i mbrojti interesat e vendit. Vetëm kështu na bën të ndihemi krenarë, pasi i dhamë vendit një President dhe jo një shtojcë e partisë.

Nuk mund të mos kujtojmë sot, Presidenti Nishani ishte ai që diagnostikoi një nevojë për reformën në drejtësi. Përpjekja e tij do të dështonte sepse asnjë nga palët nuk kishin nevojë për reformën në drejtësi. Populli shqiptar nuk kishte sovranitet për vendimet politike të tij. Që në vitin 1998, askush nuk provoi të diktonte një pikë në Kushtetutën e vendit. E rëndësishme është që Presidenti bëri të gjitha përpjekje për të future reformën në drejtësi në shinat Kushtetuese. Ai nuk i firmosi 7 ligjet për reformën në mënyrë partizane.

Nuk do mund të mos kujtoj përgjigjen si President me pjekuri, i dha vendimin e VKM-së të qeverisë së socialistëve, për të hequr foton e kreut të shtetit nga zyra e Kryeministrit. Më mirë të mos kishin bërë një punë nga ato që kishin bërë. Ai tha se ky është një gjest. Nuk e mori personalisht. Mbrojti integritetin e Presidentit të vendit, mbi interesat e vogla që mund të ishin personale. Me maturi i këshilloi se kjo nuk është rruga dhe ajo që vendi pret nga qeveria. Ishte një ogur i keq, këtë e paralajmëroi dhe iu kundërvu deri në fund të jetës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura