Nishani dekreton 3 ambasadorë, Gent Gazheli emërohet në Turqi

Feb 9, 2016 | 14:16
SHPËRNDAJE

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e tre ambasadorëve shqiptarë në Kuvajt, Turqi dhe Itali.

Presidenti Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani

Sipas presidencës mësohet se me dekretin e Nishanit, Genti Gazheli, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave emërohet ambasador në Republikën e Turqisë, rezident.

“Ai emerohet dhe në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident”- thuhet në dekretin e kreut te shtetit.

Ndërkohë në Kuvajt Nishani ka dekretuar Saimir Balen. “Saimir Bala, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident”- theksohet ne dekret.

Po sot, Presidenti Nishani dekreton emërimin e Anila Bitrit, ambasadore në Republikën e Italisë, rezidente, si dhe në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezidente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura