Nis vizita zyrtare e presidentit gjerman në Tiranë, pritet me nderime ushtarake nga kreu i shtetit Bajram Begaj

Dec 1, 2022 | 10:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier është pritur me nderime ushtarake nga homologu Bajram Begaj, gjatë nisjes së vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Bajram Begaj

Pas takimit pa kamera, dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Më pas presidenti gjerman do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Eshtë parashikuar gjithashtu edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti gjerman Steinmeier do të qendrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.

Walter Steinmeier vjen në Tiranë, pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, me qëllimin për të përcjellë mesazhin e rëndësishëm që rajoni të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.

Sipas tij ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjImi ndaj BE-së. Në raportin e progresit në tetor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgatitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura