Nis tratativa, Interi dhe Roma projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Jul 29, 2021 | 18:21
SHPËRNDAJE

Interi dhe Roma po punojnë për një shkëmbim të dyfishtë i cili do të sillte në Milano, mbrojtësin Alesandro Florenci dhe do të dërgonte në Romë Ivan Perisiç.

perisic.inter.spalle.2020.21.750x450

Sipas ‘’Il Messaggero’’, gjithçka ka nisur nga një dëshirë e Interi dhe vullneti i Florencit, i cili pas një viti e gjysmë huazim tek PSG-ja dhe Valencia nuk kërkon të kthehet më në Romë. Nga ana tjetër, Perisiç është dëshirë e vjetër e Murinjos që në kohën kur ky i fundit drejtonte Mançester Junajtid.

FLORENCI

Një tjetër element që e bën këtë operacion të vlefshëm është dhe paga e lojtarëve, të dy fitojnë mesatarisht 4 milionë euro në sezon. Bisedimet kanë filluar, dhe shumë shpejt priten të reja nga kjo tratativë pasi të gjitha kushtet ekzistojnë për një finalizim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura