Nis takimi në Ohër mes Kurtit e Vuçiç, palët diskutojnë me ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak. Pamjet e para

Mar 18, 2023 | 15:55
SHPËRNDAJE

Ka nisur takimi trepalësh në Ohër mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

kurti 2Ne media janë publikuar tashmë edhe pamjet nga salla ku po mbahet ky takim trepalësh në të cilin do të diskutohet për implementimin e planit franko-gjerman.

Kryeministri Kurti në një deklaratë për mediat ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se s’janë të interesuar për nënshkrim të marrëveshjes sot, por për finalizim të marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiç fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borrell dhe Lajçak.Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku ranë dakord për planin franko-gjerman.

kurti 2 kurti vucic

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura