Nis sot Parlamenti, PD-ja dhe LSI-ja në seancë, ja strategjia e opozitës

Jan 15, 2018 | 11:34
SHPËRNDAJE

Kuvendi do të çelë sot në orën 17:00 sesionin e dytë të legjislaturës së nëntë të tij. Njësoj si fundi i sesionit të kaluar parlamentar, ku u përdorën edhe tymuese nga opozita për të kundërshtar zgjedhjen e Kryeprokurores së re, edhe ky sesion pritet të shoqërohet me përplasje të forta mes maxhorancës dhe partive të opozitës, shkruan “Panorama”. 

bashakuvend

 

PD, LSI dhe partitë e koalicionit të djathtë kanë thirrur një protestë në 27 janar kundër qeverisë. PD ka vendosur të mbajë edhe një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin deri në zhvillimin e protestës, teksa disa ditë më parë kërkoi edhe largimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen vetëm me votat e maxhorancës të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, duke akuzuar qeverinë se me vendimin e marrë kapi institucionin e akuzës.

Koalicioni i djathtë, por edhe LSI kanë vendosur të jenë në Parlament. PD do të mbledh sot në mesditë kryesinë dhe grupin parlamentar të saj për të vendosur për aksionin që do të ndjekin në seancën e pasdites.

Një skenar që demokratët mund të ndjekin, është ai që pas fjalës që kreu i PD-së, Basha do të kërkojë në seancë të jetë largimi nga Parlamenti në përgatitje të protestës së 27 janarit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura