Nis sot “Dritare me Rudinën”, emisioni i gazetares së njohur starton në News24

Oct 9, 2018 | 13:28
SHPËRNDAJE

Starton sot në News24, “Dritare me Rudinën”. Rudina Xhunga, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare starton sot rrugëtimin e saj në grupit më ndikues mediatik, në vend.

“Krimi dhe Politika” do të jetë temë e parë e emisionin në News24, ku sigurisht jashtë vëmendjes nuk do të jetë as cështja e shumëpërfolur “Babale”. Në studion e “Dritare me Rudinën” do të jetë i ftuar një nga emrat e përmendur në dosjen “Babale”, i cili do të thotë të vërtetën e tij. 

 

rudina-xhunga-logo-news24-770x3852Me një tjetër panel të ftuarish do të diskutohen lidhjet e krimit me politikën dhe roli i policisë në këtë marrëdhënie. Në studio ish-zyrtarë të policisë që do tregojnë luftën e tyre me krimin dhe do të vlerësojnë si punojnë kolegët e tyre në polici sot. Shifrat zyrtare flasin për ulje të krimit nga viti në vit por si është perceptimi në opinion?

 

Në pjesën e tretë të emisionit një personazh që na kujton për policët e vrarë nga dora e krimit. Gruaja e një komisari të vrarë do të rrëfejë si është jeta e saj pa bashkëshortin dhe sa e ndjen ajo dorën e shtetit

Për më shumë ndiqni sot në 21:00 në News24 “Dritare me Rudinën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura