Nis seanca për rrëzimin e Qeverisë, Albin Kurti shkon me vonesë. Ja ç’paralajmëroi më herët

Mar 25, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

auto_auto_auto_Kuvendii153605184315368330611585133097

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të iniciohet mocioni i votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ky mocion është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila edhe vetë është pjesë e Qeverisë.

Selimi: Deputetët e LDK-së po tradhëtojnë votuesin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se LDK-ja po e organizon mocionin për rrëzimin e Qeverisë në një kohë shumë të vështirë për Kosovën, sipas tij duke u bërë bashkë me të gjithë kundërshtarët e qeverisë.

Deputeti i Vetëvendosjes iu është drejtuar edhe deputetëve të LDK’së duke iu thënë se po e braktisin interesin e qytetarëve dhe po pranojnë të shtyjnë përpara projektin e presidnetit Hashim Thaçi për marrëveshje me Vucicin, raporton Express.

Kurti mbërrin në Kuvend

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka shkuar me vonesë në seancë, raporton ‘Ekspress’ e cila ka publikuar edhe foton me poshte:

90593090_659684924829799_1652111766575906816_n

“Zeri.info” duke cituar burime nga Qeveria e Kosovës, raportoi më herët se Kurti nuk do të merrte pjesë në seancë.

Ndërkohë me heret, Kurti ka bërë të ditur se kanë dërguar një reagim lidhur me kërkesën e presidentit me të cilën iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Këtë nismë të LDK-së nuk e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e LDK-së. Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, mocionin e ka kundërshtuar, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK-së. Madje, gjatë ditës së djeshme, Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë deputetët të votojnë kundër mocionit.

Kujtojmë se ky vendim i LDK-së ka ardhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura