Cilët janë anëtarët e grupit negociator, seanca e jashtëzakonshme vijon pasdite

Sep 4, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Update/ Seanca e Kuvendit të Kosovës ku është paraparë të votohet ekipi negociator për të dialoguar me Serbinë, i propozuar nga Qeveria do të vazhdojë në orën 16:30.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si dorëzim përballë presionit të Hashim Thaçit, pjesëmarrjen e sotme të AAK-së dhe NISMA-s në seancën e thirrur për miratimin Grupit Negociator për dialogun me Serbinë.

Sipas tyre, LDK-ja nuk do të lejojë përdhosjen e shtetit të Kosovës.

Kujtojmë që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ka qenë e vetmja deputete nga opozita që ka marrë pjesë në seancën e sotme të thirrur nga pozita.

***

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Kryeministri Haradinaj, me vetëm një pikë të rendit të ditës e që është Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Haradinaj ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.

……

Veseli hap seancën, në sallë janë 61 deputetë

Kryeministri prezantoi emrat e ekipit negociues për dialogun me Serbinë

Ai tregoi se në këtë ekip kanë vende të rezervuara edhe partitë opozitare dhe shoqëria civile.haradinaj11_1536049541-8285259

Seanca e jashtëzakonshme sot në Kuvend/ Opozita bojkoton Parlamentin, Haradinaj i pasigurt për votat

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para mediave ka deklaruar se Opozita duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën për këtë rezolutë. Haradinaj në këtë deklaratë ka thënë se nuk e ka të sigurt nëse i ka votat për ekipin negociator për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express.
hhh_1536046449-8534866Më pas ai është shprehur se opozita nuk tregon patriotizëm për mos-pjesëmarrje në këtë seancë.

Ndryshe, seanca është thirrur të fillojë në ora 09:00, kurse një tjetër seancë pasuese, po ashtu e jashtëzakonshme, është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një resolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës.

Korrigjimi i kufirit/ Seanca e jashtëzakonshme sot në Kuvendin e Kosovës, opozita e bojkoton

Grupi Parlamentar i lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur që të mos marrin pjesë në seancën e orës 09:00.

Kështu ka bërë me dije, Avdullah Hoti, Shef i GP të LDK’së.

“Ne nuk marrim pjesë sepse mendojmë se kjo është një përpjekje e kryeministrit dhe Qeverisë për ta prishur seancën e orës 10:00. Ne Nuk do të lejojmë që askush të luajë me territorin e Kosovës. Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10:00”, ka thënë Hoti pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK’së.

Korrigjimi i kufirit/ Rezoluta kundër Thaçit votohet sot në Kuvend, seanca e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës diskuton sot për rezolutën kundër Presidentit Hashim Thaçi, përpara nisjes së bisedimeve të tij me Presidentin e Serbisë në Bruksel, për të shqyrtuar “korrigjimin e kufijve”. Ideja e Thaçit për të përfshirë brenda territorit të Kosovës Luginën e Preshevës, me sa duket nuk është përfolur shumë nga serbët, pasi ata presin këmbimin e saj me Veriun e Mitrovicës.

Seanca është thirrur sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës kërkohet miratimi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Gjatë ditës, Qeveria e Kosovës, propozoi emrat e ekipit negociator. Në krye të këtij ekipi u propozua zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh kryetar i Partisë Nisma Socialdemokrate.

Zëvendëskryesues do të jetë zëvendëskryeministri tjetër, Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar.

Qeveria ka kërkuar që edhe partitë opozitare të caktojnë nga një përfaqësues në këtë ekip.

Seanca është thirrur të fillojë në ora 09:00, kurse një tjetër seancë pasuese, po ashtu e jashtëzakonshme, është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një resolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës.

kuvendiii-preview-1528058241-6536363-1_1536046285-6919440

***

Serbia është zotuar se nuk do të pranojë një marrëveshje që e turpëron atë, si ajo që kërkohej më parë nga vendet perëndimore, ku Beogradi duhej të pranonte shumë thjesht pavarësinë e Kosovës. Në fund të fundit, kështu ka bërë Serbia me ishrepublikat e tjera jugosllave. Pse të mos ndodhte edhe me Kosovën? Por, të mbështetur nga Rusia, serbët kërkojnë më shumë. Dhe kërkesa e tyre bazë është veriu i Kosovës. çështja pritet të diskutohet në takimin e 7 shtatorit në Bruksel, ku delegacioni i nivelit të lartë nga Kosova, i drejtuar nga Presidenti Hashim Thaçi, do të takohet me delegacionin e nivelit të lartë nga Beogradi, i drejtuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, më ndërmjetësimin e kryediplomates europiane, Federica Mogherini.

Por, përpara këtij takimi, në Kosovë ka një votim të rëndësishëm në Kuvend, mbi një rezolutë që do të ndalojë Presidentin e Kosovës të diskutojë ndryshimin e kufijve. Seanca e kërkuar nga opozita mbahet të martën, ndërsa mbrëmjen e së hënës, në një orar të pazakontë, kryesia e Kuvendit ka mbajtur një seancë urgjente për të diskutuar mbi këtë çështje. Një seancë e jashtëzakonshme është caktuar për në orën 10:00. Pikë e vetme e rendit të ditës për të do të jetë debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Para saj, mbahet një tjetër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në orën 9:00, me kërkesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, për të shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar zyrtarisht se kush do ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë. Shef i tërë ekipit vazhdon të mbetet Presidenti Hashim Thaçi.

“Si Qeveri me këtë delegacion po marrim përsipër dhe përgjegjësitë tona për dialog. Kjo është një mundësi e mirë që Qeveria ta kryejë punën e vet dhe Parlamenti punën e vet”, ka thënë Haradinaj. Sipas vendimit, Fatmir Limaj emërohet kryesues, ndërsa Enver Hoxhaj-zv-kryesues i ekipit qeveritar. Listës, Kryeministri i Kosovës i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. Në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura