Nis rehabilitimi i segmentit kthesa e Prezës-kthesa e Rinasit, ja nga devijon qarkullimi

Sep 18, 2018 | 9:46
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme pritet të nisë puna për rehabilitimin e segmentit kthesa e Prezës deri në kthesën e Rinasit.

5b9fb27fd76c3whatsappimage2018-09-17at1550211

Për këtë, ARRSH dhe policia rrugore kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve.

Sipas ARRSH-së, mjetet që do udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot-Fushë Krujë, drejt Tiranës e Durrësit të devijojnë drejt Kamzës.

Ndërsa automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë- Rinas

Ndërkaq, Dogana e Tiranës do të jetë e aksesueshme për të gjitha mjetet nga ana e Vorës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura