Nis rehabilitimi i fushave sportive te Liqeni, Veliaj: I japim jetë parkut edhe gjatë natës

Dec 15, 2016 | 11:28
SHPËRNDAJE

Shumë shpejt Parku i Liqenit të Tiranës do jetë edhe një destinacion për të rinjtë e apasionuar pas sportit, veçanërisht ndaj futbollit, basketbollit, volejbollit dhe regbisë. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive dhe pas fëmijëve e të moshuarve, tani edhe të rinjtë do të kenë hapësirën e tyre.

thumbnail_Veliaj inspekton fushat te Liqeni Artificial (1)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pas ndërtimit të këndit të lodrave për fëmijë, ky është një tjetër investim i rëndësishëm, i cili i jep edhe më shumë jetë parkut, por krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat.

“Jam shumë entuziast që po vijojmë me një tjetër investim të rëndësishëm në parkun e Tiranës, pjesë e masterplanit tonë. Siç e dini, përfunduam me sukses këndin e lojërave, i cili sot është ndoshta investimi që ka pasur më shumë duk në Bashkinë e Tiranës. Kush është prind dhe ka fëmijë, më jep të drejtë, por besoj se edhe gjyshet e gjyshërit, që e kanë parë çfarë suksesi ka pasur këndi i lojërave, bien dakord se e kemi kthyer në funksion real për qytetin të gjithë hapësirën e parkut të Liqenit. Fundjavat janë plot, po ashtu edhe gjatë orëve të ditës, ndaj besoj se rehabilitimi i fushave sportive për të rinjtë dhe adoleshentët e plotësojnë ofertën që Bashkia e Tiranës ka për rekreacionin, argëtimin dhe kohën e lirë në qytetin tonë”, tha Veliaj.

thumbnail_Veliaj inspekton fushat te Liqeni Artificial (3)

Ai theksoi se për herë të parë në këto fusha do krijohet mundësia për të praktikuar edhe sporte të tjera, përveç atyre tradicionaleve, siç është regbia, ndërsa shtoi se synimi është që parku të jetë i frekuentuar jo vetëm gjatë ditës, por edhe natës, pasi fushat do të jenë të pajisura me ndriçim. “Do të kemi mundësi që për herë të parë të akomodojmë edhe disa sporte të tjera, si regbi. Për të gjithë të apasionuarit pas futbollit, regbisë, basketbollit e volejbollit do të kenë po këto fusha, por të sistemuara, të ndriçuara, të përdorshme 24 orë në 7 ditët e javës, për t’u siguruar që Tirana është një qytet që fokusohet te sporti dhe shëndeti”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës. Ai tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda pak ditëve dhe do të jetë një dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën të gjithë të rinjve të qytetit.

thumbnail_Veliaj inspekton fushat te Liqeni Artificial (5)

Veliaj vlerësoi se tashmë është e provuar se çdo investim që bëhet në sporte apo në projekte, që sjellin aktivitet fizik për qytetarët, është njëkohësisht edhe investim në shëndetësi. “Çdo qindarkë që investojmë në sport dhe argëtimin në natyrë, është një qindarkë e kursyer në shëndetësi, ilaçe dhe spitale. Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të ecin më shumë, të pedalojnë, të vrapojnë në park, të luajnë më shumë. Sot, parku i Tiranës është një ndër historitë tona më të suksesshme, është një vend ku ka klube taekuondo, joga, klube të çiklizmit, kanoe, klube të mountanin-bike, të vrapimit e maratonave, regbi, futboll, volejboll e basketboll, ndaj i ftoj qytetarët që teksa bëjmë investime për një jetë të shëndetshme, të marrin vendime të

shëndetshme për vitin 2017! Mezi pres që ta rendisim Tiranën, jo vetëm në qytetin më të pastër, por edhe më të shëndetshëm në rajon”, u shpreh Veliaj.

Projekti rehabilitimin e tre fushave sportive ekzistuese për lloje të ndryshme sporti: një futbolli, një basketbolli, dhe një vollejbolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura