Nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës/ Rama e quan aventurë: Sot do më pyesin ‘a do hapet javën tjetër’. Përballova kampionët e padurimit. Përqeshjet e vlonjatëve…

Nov 28, 2021 | 11:29
SHPËRNDAJE

Në një datë të shënuar për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë, ka nisur këtë 28 nëntor puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Rama e quajti “aventurë”, sepse “për hir të të vërtetës ndër të gjitha punët që kemi bërë kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira”.

Duke folur për vonesat mbi kete projekt, Rama u shpreh se “për dreq qëlloi që ishte një punë që duhej bërë këtu në Vlorë e mua mu desh të përballoj gjithë padurimin e vlonjatëve që dihet që janë kampionët e padurimit në gjithë universin shqiptar”.

rama aeroport vlore

Rama: Këtu ku ne ndodhemi është ndërtuar edhe aerodromi që në vitin 1920 i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë, ne sot fillojmë një histori të re, bashkë me një mik të mirë, ndër më të shquarit e siërpmarrjes sonë kombëtare, personalitet që me veprat e tij e ka cuar emrin në shumë vende të botës. Një njeri që kam nderin ta konsideroj dhe mikun tim bacën Behgjet që e falenderoj për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët se për hir të të vërtetës ndër të gjitha punët që kemi bërë kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira.

Dhe për dreq qëlloi që ishte një punë që duhej bërë këtu në Vlorë e mua mu desh të përballoj gjithë padurimin e vlonjatëve që dihet që janë kampionët e padurimit në gjithë universin shqiptar.

Nuk ishte aspak e thënë që ky proces të shkonte fjollë sic do donim. U nis e u pengua disa herë për arsye objektive që skishin asnjë lidhje me ne se veprat e mëdha publike i kanë edhe këto të papritura.

E për dreq na u fut në mes dhe pandemia që goditi më shumë se cdo sektor tjetër sektorin e aviacionit. U bë thuajse e paimagjinuar të mendohej se do gjendeshin njerëz të investonin në një aviacion të ri kur aviacioni lëngonte në kthetrat e armikut të padukshëm.

Nuk reshtëm derisa gjendëm forcën e duhur për ta cuar para këtë projekt të madh, forca e Behgjet Pacollit. Gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuan në mënyrë të vecantë me përqeshjet e tyre karakteristike dhe rumnuzet tradicionale u kthye në një mirësi.

Aeroiporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale që garanton jo vetëm menaxhim të nivelit më të lartë të këtij Aeroporti por sinergjinë me struktura të tjera. Aeroportet janë si klane familjare dhe nuk mjafton të ndërtosh një infrastrukturë të bukur apo një pistë që këtu do jetë 3.2 kilometra dhe do vërë në dispozicion kapacitetin dhe për fluturime trans-oeqanike.

Dua t’i uroj fat në punë se dhe fati duhet, ndaj dua ti uroj fat e sukses e t’u ecë puna vaj të gjithë atyre që angazhohen në këtë kantier zyrtarisht nga sot me në krye bacën Behgjet. Jam i bindur qe sot ne darke do marr mesazhet e para a do hapet Aeroporti javen tjeter. Eshte fare normale se kesaj i thone Vlore se eshte ajo kenga “Po the Gjirokaster i ke thene te tera”, eshte edhe ajo kenga tjeter qe une e kam mesuar ta kendoj me vete dhe pse s’eshte kenge popullore e njohur, qe “nese thua Vlore nuk ke më ç’thua”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura