Pas prezantimit të programit nga Rama, debat në seancën e pasdites

Sep 11, 2017 | 11:13
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Seanca parlamentare do te rinise pasditen e sotme ne oren 18:00, per t’u lene kohe deputeteve qe per programin e qeverisë, prezantuar sot ne Kuvend nga kryeministri Rama, do depozitojnë pyetjet qe do te pranohen deri në orën 16:00.

Ne seancen e pasdites pritet te kete debat per programin e prezantuar.

Nis me debate seanca e parë, Spaho dhe Vasili bashkë kundër Ramës e Ruçit

Ka nisur me replika nga PD seanca e sotme e Kuvendit, ne te cilen kryeministri Edi Rama do te paraqese programin e qeverise.

Edmond Spaho ka kerkuar fjalen dhe ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci se po shkel rregulloren. Ruci i ka dhene kohe dy minuta Spahos, teksa Rama priste ne kembe ne foltoren e Kuvendit.

“Duhet të mblidhni konferencën e kryetarëve për të përcaktuar modalitetet e debatit, ju s’e keni bërë se konferenca e kryetarëve nuk është konstituuar. Synimi ynë është të kemi debat për programin qeveritar”, tha Spaho.

devbat ne seance3 devbat ne seance

DEBATI:

Vasili: Duhet ta ndërpresim seancën, të caktojmë kohën e diskutimit dhe pastaj të shkojmë në një seancë normale. Ky ngut qesharak nuk e ndihmon qeverinë dhe e nis Parlamentin me një shkelje. Hajde të mblidhemi dhe të vëmë në hullinë e duhur seancën.

Ruçi: Data e seancës plenare sipas nenit 110 të rregullores për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave përcaktohet nga kryetari i Kuvendit në marrëveshje me kryeministrin. Lidhur me atë që nuk jam konsultuar me drejtuesit e grupeve, kam ftuar dy drejtuesit e grupeve politike të konsultohesha të shtunën dhe nuk kanë denjuar që të vijnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura