Mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Zbardhet qëndrimi i kryetarit: Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve

Sep 10, 2018 | 15:27
SHPËRNDAJE

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Burime nga grupi i deputetëve thanë se kryetari i grupit Taulant Balla, ka folur mes të tjerash edhe për propozimin e Partisë Demokratike, për vetingun në politikën.

taulant-balla

Sipas të njëjtave burime, gjatë mbjelljes së grupit, Balla ka shprehur rezerva për nismën ligjore propozuar nga Partia Demokratike.

“Propozimi i Bashës është i dështuar dhe vetëm propagandë politike. Ky propozim është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Ne jemi gati për veting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton 100% atë. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Jemi gati për çdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Mësohet se grupi parlamentar i PS votoi edhe përjashtimin e deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura