Nis ‘lufta e ftohtë’/ Mozzik thumbon publikisht Noizyn pas konfliktit? Reperi: Koha të ngre veshin

Aug 10, 2022 | 22:34
SHPËRNDAJE

Raportet mes Mozzik dhe Noizy u prishën pak muaj pas bashkëpunimit të tyre të para dhe fansat janë të bindur se mes tyre ka nisur ‘një luftë e ftohtë’.Noizy dhe Mozzik fshinë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame” disa javë më parë. Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale. Fillimisht u përfol se shkak i prishjes së miqësisë është bërë ish-partnerja e Mozzik, Loredana, e cila ka bashkëpunuar së fundmi me Noizyn.

Në një kohë kur kudo flitet rreth prishjes së raporteve të tyre, Mozzik ka zgjedhur të heshtë. Mirëpo, në një status të publikuar së fundmi ai shkruan: “Koha të ngre veshin. Edhe Çezari ishte dikur Perandor. Por, sot porositet si një sallatë”. Duket sikur këto fjalë i drejtohen Noizyt, i cili shpesh i referohet vetes me epitete të ndryshme duke u cilësuar si reperi më i mirë, apo ‘King’.

Noizy ka folur rreth konfliktit duke u shprehur se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik. Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo të ishte e gjitha marketing. “Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy. |KLIKO: Shkak Loredana? Noizy thyen heshtjen, zbulon çfarë ndodhi mes tij dhe Mozzik: Pala tjetër nuk ka qenë korrekte.”

Por, për çfarë moskorrektësie bëhet fjalë konkretisht? Noizy tregoi në një intervistë të fundit se ishte ftuar në bashkëpunim nga Mozzik dhe nuk kishte dashur të paguhej. Në këmbim menaxherët e tij kanë kërkuar një bashkëpunim nga Mozzik, por ky i fundit nuk ka qenë korrekt me oraret.

“Ka ndodhur një pakorrektësi nga pala tjetër për punë marrëveshjesh. Jep një këngë, merr një këngë. Në këtë rast më është kërkuar kënga, e kam dhënë dhe nuk më është kthyer. Unë jam nën menaxhimin e Universal dhe kur nuk je korrekt me menaxherin, nuk ka justifikime. Ta dhashë diçka? Po. Ose do më paguash për bashkëpunimin, gjë që nuk ndodh se gëzojmë respekt, jemi shqiptarë nuk ka nevojë të paguajë ai, ose do më japësh një këngë mbrapsht. Kjo nuk ndodhi për arsye që vetëm Zoti i di dhe ndodhi ajo që ndodhi.”- sqaroi ai.

I peytur nëse Mozzik ose vëllai i tij Getinjo do jenë në ‘Alpha Show’, Noizy e mohoi diçka të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura