Rinis furnizimi me ujë i QSUT, Veliaj: Më mirë vonë se të ndotur

Nov 23, 2015 | 21:58
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka filluar shpërndarja e ujit për zonat e Tiranës që kishin mungesë të tij që prej mëngjesit.

Drejtoresha e QSUT-së njofton se ka nisur shpëndarja e ujit si normalisht për këtë institucion.

Gjithashtu, shpëndarja e ujit ka nisur edhe për “Rrugën e Durrësit”, “Rrugën e Kavajës”, “Hosha Tahsin” dhe Ish-Bllokun.

Menjëherë ka reaguar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se më mirë vonë se me ujë të ndotur.

Veliaj-Erion

Veliaj shtyn orarin, qytetarët e Tiranës pa ujë deri në orën 22:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në një postim në “Facebook” lidhur me situatën e krijuar në Tiranë, ku shumë zona kanë mbetur pa ujë të pijshëm, për shkak të reshjeve të dy ditëve të fundit.

UKTBëhet fjalë për zonat që furnizohen nga Ujësjellësi i Bovillës, uji i të cilit mund të jetë ndotur dhe për shkak të prurjeve krijoi avari.

Kështu, një sërë zonash në Tiranë, Spitale, sipërmarrje dhe institucione kanë qenë pa ujë të pijshëm. Në postimin e tij, Veliaj paralajmëron se uji do të vijë “pas pak”.

Veliaj-pas pak

Njoftimin Veliaj e dha pak minuta para orës 19:00, çka të linte të kuptoje se qytetarët pa ujë do të furnizoheshin në orarin e zakonshëm

Mirëpo, Brunilda Xhixho nga zyra e shtypit të Ujësjellësit të Tiranës, thotë se uji do të vijë në orën 22:00.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura