Nis “Big Brother VIP Kosova”, zbulohet banori i parë i shtëpisë së famshme

Dec 5, 2022 | 21:36
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Ka nisur tashmë spektakli i shumëpritur i  “Big Brother VIP Kosova”.

Tashmë është zbuluar dhe banori i parë dhe bëhet fjalë për reperin e njohur, Getinjo. Ai është prezantuar përmes një klipi të realizuar në një bibliotekë.

Reperi ishte një ndër emrat i cili po përflitej prej disa kohësh që do të ishte pjesë e shtëpisë së famshme. Ai nuk e pranoi në asnjë moment pjesëmarrjen e tij madje reagoi në lidhje me lajmin duke ironizuar mediat. Domethënë “Telegrafi” e di dhe unë nuk e di,”-shkruante reperi në Instastory.

Kujtojmë që pjesë e shtëpisë së famshme do të bëhen 14 banorë, të cilët do të luajnë për çmimin e madh 200 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura