“Vora”, KQZ rrëzon LSI-në. Manjani: U pranuan manipulimet. Shkojmë në Prokurori

Jul 3, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shpallur pavlefshmëri të votimit në Bashkinë e Vorës.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi ka argumentuar se nisur nga provat që ka paraqitur subjekti politik që ka paraqitur kërkesën, nuk shihte ndonjë parregullsi për të shpallur të pavlefshëm votimin në Bashkinë e Vorës.

Megjithatë, kryetarja e KQZ-së pranoi se ka patur parregullsi, por që KQZ-ja nuk mund të marrë vendim për këtë çështje. 

Pas vendimit të  KQZ-së, Ylli Manjani ka folur për vendimin. Ai u shpreh i pakënaqur me të, por theksoi se KQZ-ja nuk kishte kompetencë që të merrte një vendim të tillë.

“Ramë të gjithë dakord që ka një fenomen mbi transferimit të zgjedhjeve. KQZ-ja nuk është kompetente për ta zgjidhur këtë parregullsi. Ne do ta kërkojmë të drejtën tonë në instanca të tjera. Ka prokurori, ka edhe gjykata”, tha Manjani

****
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi miratoi tabelat përmbyllëse për Bashkitë e Vlorës, Elbasanit dhe Korçës nisi diskutimet për ankimin e LSI-së për Bashkinë e Vorës, duke marrë në dorëzim të gjitha materialet zgjedhore të saj.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi tha se KQZ-ja është ende në fazën e administrimit të provave për Vorën, ndërsa anëtari Ylli Manjani përsëriti kërkesën e LSI që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në Vorë për shkak të listave fiktive.

Nga na tjetër, anëtari Ivi Kaso u përgjigj duke thënë se PS-LSI kanë cenuar standardin zgjedhor në Vorë. 

Nis shqyrtimi i kërkesës së LSI-së për Vorën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri të disa qendrave të votimit në Bashkinë e Vorës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Sipas LSI në disa qendra votimi janë regjistruar shumë parregullsi, ndërkohë që po sipas saj në to ka pasur edhe votues fiktivë.  

Kjo forcë politike pretendon se përpara zgjedhjeve 600 votues janë regjistruar në mënyrë fiktive në këtë bashki për të votuar për kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili.

Kandidati i majte, Sallaku, fill pas mbylljes se numerimit te kutive deklaroi se nuk e pranon rezultatin, duke u shprehur se nuk do ta njohe ate dhe do ta ankimoje.  Ai mori 7.916 vota, nderkohe qe Ismaili mori 8.171 vota.

Debati në KQZ

Ylli Manjani: Zgjedhjet në Bashkinë e Vorës ishin të lira, por nuk ishin të ndershme. Kryetarin e Bashkisë së Vorës e zgjodhën disa jabanxhinj elektoral.

Avokati i LSI: Kemi kërkuar pavlefshmëri në disa qendra votimi. Ne do tu faktojmë që në Bashkinë e Vorës ka ndodhur shkelja e ligjit. Nga nëntor 2014- maj 2015 janë shtuar të paktën 745 persona në regjistrin e gjendjes civile nga të cilët 587 persona madhorë me të drejtë vote. Gjithë futbollistët e Vorës megjithë familje kanë ardhur për të votuar në këtë bashki. Kanë ardhur familjarët e deputetëve të PD, vjehrri, vjehrra për të votuar në këtë bashki. 

Denar Biba: Si e vërtetoni ju që këta zgjedhës kanë votuar për kandidatin e PD dhe jo për Kim Kardashian apo nuk e kanë hedhur të bardhë?

Ylli Manjani: Ne kemi rritje në Vorë, por jo nga kjo kategori, këta janë të Fiqos. 

***
Lefteria ‘përplaset’ me Kosovrastin

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi është përplasur sërish sot me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti.

Përfaqësuesi i PD-së po argumentonte se përse kërkesa e LSI për pavlefshmëri në Vorë duhej rrëzuar dhe lexoi një memo që sipas tij Drejtori i Gjendjes Civile ia kishte dërguar KQZ-së, por kryetarja nuk e kishte shpërndarë për partitë.

Lleshi i tha Kosovrastit se materiali ishte vetëm për anëtarët e KQZ-së dhe jo për përfaqësuesit e partive. Pas disa ironive mes tyre Kosovrasti iu referua raportit të OSBE/ODIHR i cili kritikon vendimmarrjen e KQZ-së.

“Do sillem me dy standarde siç thotë raporti i OSBE/ ODIHR për mua”, iu drejtua me ironi Lefteria Kosovrastit, duke lënë të kuptohet se do ta lejonte të fliste përfaqësuesin e PD-së, megjithëse sipas saj, po dezinformonte për memon.

Por në fakt, pas pak momentesh ajo ia dha fjalën përfaqësuesit të Fiqiri Ismailit, duke ia prerë fjalën Kosovrastit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura