Nipi i droguar në Durrës dhunon xhaxhain, arsyeja se nuk i jepte…

Nov 12, 2017 | 10:44
SHPËRNDAJE

Refuzon ti jap para, nipi narkoman dhunon xhaxhain duke e goditur me mjete të forta. Sipas Policisë, 22-vjecari arrestuar në flagrancë, i akuzuar se ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij.

Foto ilustuese
Foto ilustuese

Blutë arrestuan më flagrancë shtetasin Greit Çollaku, 22 vjeç banues në Durrës. I riu durrsak, në lagjen Nr. 4, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I. Ç. (xhaxhain) 42 vjeç, banues në Durrës. Fatmirësisht aty pranë ka rastisur një patrullë policie, e cila ka bëre të mundur arrestimin e të riut.

Burime nga grupi hetimor thanë se shkak për dhunën e ushtruar të nipit kundrejt xhaxhait është bëre refuzimi i këtij të fundit për ti dhënë para 22-vjecarit. Tashmë i riu do të përballet me akuzën e veprës penale “dhunë në familje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura